Ajvari po vjen në Evropë

Autori:Avdyl Pajaziti

E përditshmja britanike “Indipendent” në seksionin e vet që mbulon ushqimin ka vlerësuar se në Evropë është duke u futur kultura kulinare e Ballkanit, duke vënë stres të veçantë në ajvarin, mishin dhe përgatitjen e perimeve.

Duke shkruar për librin e kuzhinierit Rick Stein, i cili është duke udhëtuar nëpër botë për të gjetur kuzhina autentike, “Indipendent” shkruan se ai në mesin e recepteve të veta paraqet ushqime prej delikatesave kroate e deri te qengji i pjekur i Shqipërisë.

Në tekst përmendet edhe kuzhinieri Yotam Ottoleghi, i cili preferon taratorin me tranguj si një nga ushqimet prej Ballkanit. Ndërsa supermarketi “Witrose” ka filluar të shesë ajvar.

Në tekst thuhet se Evropa është duke ngrënë ushqime të Ballkanit për një kohë të gjatë, pasi Greqia dhe Turqia janë pjesë e tij, mirëpo aty vlerësohet se tash është duke ardhur një Ballkan tjetër: Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia.

Philip Evans, një nga kuzhinierët e njohur britanik, e përshkruan këtë kuzhinë si sezonale, e bazuar në produkte lokale. I tërë regjioni funksionon në temat e njëjta të mishit në grill dhe perimeve të freskëta, por secili shtet ka variacionet e veta”, pohon ai.

John Giolenka, një kuzhinier tjetër, preferon ushqimin e Shqipërisë, ku përfshihet bureku dhe pjekja e qengjit, si dhe sarmën, të cilën e quan maqedonase. Giolenka tregon se përmbajtësit kryesorë të ushqimit të Ballkanit janë: vaji i ullirit, oregano, hudhra, speci, frutat dhe perimet e freskëta dhe një dorë e mirë e përzierjes së tyre./albinfo.ch/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ajvari-po-vjen-ne-evrope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala