Ahmeti: Vizitat e Mustafës në Bruksel po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se shpreson që kryeministri Isa Mustafa nuk shkon për shëtitje në Bruksel.

“Nuk besoj se e ka vënë në siklet dikënd në Bruksel që nuk shkon. Nuk besoj se as ai vetë e ka besu që nuk shkon”.

“Për më shumë u tall edhe Vuçiqi me të duke thënë se ka qeshur shumë kur ka dëgjuar që Mustafa paska thënë që nuk shkon”.

“Krejt në fund, problemi i vizitave në Bruksel nuk është fare çështje që ai ka vizë e qytetarët nuk kanë. Problemi i vizitave është që këto po i kushtojnë shumë shtrenjtë republikës. Jo në buxhet, por në koncesione të vazhdueshme antikushtetuese që po na e bëjnë shtetin jofunksional” ka shrkuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-vizitat-e-mustafes-ne-bruksel-po-i-kushtojne-shtrenjte-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala