Ahmeti: Vendimi Kushtestueses, skandaloz

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka cilësuar vendimin e Kushtetueses për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes, si skandaloz.

Ahmeti ka thënë se rruga evropiane e Kosovës, nuk duhet të kaloj përmes njerëzve siç është Ministri I Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Lexojeni të plotë reagimin e Ahmetit në Facebook

Dacic thotë se vendimi për masën e përkohshme të pezullimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese është skandaloz.
Në fakt, skandaloz është fakti që dora e djathtë e Millosheviqit, Dacic është sot ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Skandaloz është fakti që dikush nga Kosova pranon me fol me juve edhe më tutje për Kosovën.
Skandaloz është fakti që dikush nga Kosova ju buzëqesh dhe mendon se ju keni ndryshu.
Skandaloz është ky dialog që vazhdon në mënyrë të padrejtë.
Kosova ka dhe duhet të ketë synim Bashkimin Evropian. Por kjo rrugë nuk bën dhe nuk do të shkojë përmes njerëzve si Dacici.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-vendimi-kushtestueses-skandaloz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala