Shpendi rrit luksin

Autori:Avdyl Pajaziti

Derisa veturën e shumëpërfolur “Audi Q7” të ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, e ka mbuluar pluhuri në garazhet e Komunës së Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti po pritet që këtë veturë ta zëvendësojnë me vetura të marra me qira.

Sipas një llogarie të Komunës, hiç më pak se 30 mijë euro do të shkojnë për veturat të cilat do të merren me qira për të qenë në shërbim të zyrave komunale.

Kaq është shuma e parave që Komuna e Prishtinës i ka hequr nga disa projekte për t’i orientuar në shërbim të veturave në rishikimin e Buxhetit që e ka bërë të enjten në Kuvendin Komunal në një seancë të jashtëzakonshme.

Pos kësaj, Komuna e ka rritur edhe luksin me telefonat mobilë, 10 mijë euro janë orientuar për shpenzime te telefonisë mobile. Gjithsej buxheti i propozuar për riorientim ishte në vlerë prej 3,549,000 eurove, ose 6 për qind e buxhetit të përgjithshëm.

Se ekzekutivit komunal nuk i kanë dalë mirë llogaritë kur e kishte planifikuar buxhetin 2015, tregon edhe fakti se edhe 8 mijë euro tjera janë shtuar për regjistrimin e automjeteve dhe 8 euro për sigurimin e tyre, nga 20 mijë sa i kishte për marrjen me qira të veturave i ka orientuar edhe 30 mijë. Me 19 vota për dhe 15 abstenime Kuvendi i Komunës ka miratuar propozim-vendimin për rishikimin e buxhetit./Zëeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-rrit-luksin-per-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala