Ahmeti reagon për arrestimet e njerëzve të VV-së në Prishtinë

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për arrestimet e njerëzve kyq të VV-së dhe ftesës së pronarëve të kafiterive pranë zyrave të VV-së
“Në kohën kur po shihet që demarkacioni ka dal ashtu qysh ka thënë opozita, e që njerëzit janë rrahur në emër të kësaj faljeje, kanë filluar arrestimet në çdo cep të Prishtinës të njerëzve kyq të LVV ne tentim dobësimi para pranimit të kësaj vepre penale që e kanë nënshkruar. Sot edhe pronarët e kafeterive pranë zyrave të vv janë ftuar në polici”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, këto metoda janë të papranueshme dhe askund nuk kanë pasur sukses, dhe se demarkacioni ka përgjegjësi ligjore e politike, duke përfunduar se me polici nuk mbrohen, e as me arrestime.