Ahmeti: Pushteti po e paraqet Albulena Haxhiun si një super terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar pushtetin se ka shti në funksion të gjitha mjetet agjituese propaganduese dhe policore për ta karakterizuar Albulenën si super terroriste.

Ai thotë se gjatë kontrollit mjekësor në QKUK ku ishte e shtrirë Albulena Haxhiu, 20 policë i qëndronin mbi kokë mjekëve kundër çfarëdo standardi njerëzor.

Ndërsa sqaron se më e ulta e gjithë kësaj është publikimi i një rëntgeni të rrejshëm.

Postimi i plotë i Ahemtit në Facebook:

Përplasja e Albulena Haxhiut për toke dhe lëndimi i saj në kokë u kap nga kamerat dje në hollin e kuvendit.

Për ta arsyetuar këtë veprim të ligë, pushteti ka shti në funksion të gjitha mjetet agjituese propaganduese dhe policore për ta karakterizuar Albulenën si super terorriste.

Gjatë kontrollit mjekësor në QKUK 20 policë i qëndronin mbi kokë mjekëve kundër çfarëdo standardi njerëzor. Edhe sot në neurokirurgji, dhjetëra policë nuk lënë as familjen ta sheh.

Por më e ulta prej të gjithave janë raportimet e disa mediave që mua më vjen turp ti përmendi. Në ato storie është publikuar një rentgen i rrejshëm. Këto raportime kanë tejkaluar çdo kufi të njerëzores, normales e çfaredo vlere tjetër që tentojmë të ndërtojmë ai shoqëri.

Folni! Mos heshtni! Qytetarë e analistë! Neutralë e të anshëm. Asociacione të gazetarëve, KLMDNJ e shoqata të tjera. Folni, se nesër bëhet vonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-pushteti-po-e-paraqet-albulena-haxhiun-si-nje-super-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala