Ahmeti: Po, është e mundshme, kryeqyteti po bëhet!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kujtuar dy vjetorin e balotazhit në garën për Prishtinën, ku edhe fitoi postin e të parit të kryeqytetit.

Ahmeti ka shkruar se përkundër atyre që kanë dyshuar në fitoren e tij, ai tha se është dëshmuar se vullneti mund dyshimet.

Kështu shkruan Ahmeti në Facebook

Ne datën e sotme para dy viteve, Prishtina mbajti balotazhin. Përkundër analizave të shumicës së analistëve, u dëshmua se vullneti mund dyshimet, dëshira mund frikën, e sinqeriteti paranë.
Kemi ndal të keqen, po ja kthejmë qytetit të mirat e komunën qytetarëve. Rrugës ka shumë pengesa e vështirësi por me rëndësi është të qëndrojmë drejtë dhe të komunikojmë me sinqeritet.
Falemnderit të gjithëve që e bën të mundshme e sot vazhdojnë të na mbajnë përgjegjës edhe për sukseset edhe për mungesat edhe për të ardhmen. Kryeqyteti po bëhet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-po-eshte-e-mundshme-kryeqyteti-po-behet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala