Ahmeti për Lirak Çelaj: Kuptoje se shantazhet e kërcënimet nuk na frikësojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë për zëvendësministrin e Drejtësisë, Lirak Çelaj, se ai duhet ta kuptojë që shantazhet e kërcënimet nuk e frikësojnë.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Çelaj paska deklaruar se votuesit e PDK-së e kanë votuar atë për kryetar në raundin e dytë.

“Po, ne e kemi marrë besimin edhe të atyre votuesve, edhe pse Ky zv. Minister ka thënë publikisht para raundit të dytë (nëntor 2013, është në lajme) se nuk duhet të më votojnë”, ka shkruar ai.

Sipas Ahmetit, Çelaj duhet të ju shpjegojë atyre votuesve të njëjtë se pse përkundër votës së tyre ai po i ndihmon Samiut në tentim bllokimin e qytetit. “Po e quaj tentim sepse qyteti do te zhvillohet, përkundër bllokimit të Koalicionit Hamiti-Çelaj, pikërisht për shkak të gjithë votuesve të Prishtinës”, ka shtuar ai më tej.

Ndër tjerash, Ahmeti thotë se prej që është bërë zv. Minister i Drejtësisë nuk është hera e parë që kërcënon me gjykata e informacione. Por që sipas tij, Çelaj duhet ta kuptojë më që “shantazhet e kêrcënimet nuk na frikësojnë”.

Reagimi i Ahmetit ka ardhur pas komentëve që Çelaj i ka bërë në emsionin Interaktiv në KTV, duke thënë se Shpend Ahmeti i ka fituar zgjedhjet falë votuesve të PDK-së.

“E dini që Shpend Ahmeti ka fituar falë përkrahjes së votuesve të PDK-së, është matematikë e thjeshtë. Kemi besuar dhe besojmë që ka pas nevojë të ketë ndryshime në Prishtinë. Do të ishte hipokrizi të votonim për Mustafën. Duke parë stagnimin e Prishtinës, s’mund të ishim indiferentë. Pamë se jo që po ka ndryshim për të mirë por po ecim prapa, dhe ne u shprehëm haptas duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes së Ahmetit”, kishte thënë Çelaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-per-lirak-celaj-kuptoje-se-shantazhet-e-kercenimet-nuk-na-frikesojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala