Ahmeti: Notat e presidentes, problemi më i vogël i demokracisë tonë të brishtë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj publikimit të notave të shkollës së mesme të Presidentes Atifete Jahjaga.
Sipas tij ajo nuk është e vetmja që mban këso pozite dhe në shkollë nuk ka qenë e shkëlqyer por publikimin e notave të Jahjagës e sheh si sulm prej atyre që e dëshirojnë Thaçin për president.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plot të Ahmetit:
“1. Po te ishin notat shkollore kriter i pozitave në skenën politike sot shumë njerëz nuk do të ishin në këto pozita në krejt institucionet dhe Kosova do të mund të ishte ndryshe
- Po të ishin notat shkollore kriter i dijes sot nuk do te kishim kaq shumë të padijshem me tituj e nota të mira.
- Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për president, duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare (imazhi) dhe këtë me publikimin e ditarve të gjimnazit.
- Besoj që tash shumë njerëz po mendojnë për notat e tyre, por është ironike se si presidentja qe një kohë ka marr anën e atyre që sot e sulmojnë. Dikush mund të thotë se nuk ka pas rrugë tjetër për shkak të miqëve ndërkombëtar.
- Këtu qendron edhe problemi i zgjedhjes së saj në atë kohë. Fuqia e saj është derivuar nga faktori ndërkombëtar, e jo nga vullneti dhe kompromisi i të gjithëve. Tani bëhet cak edhe i sulmeve të atyre forcave që e zgjodhen. Pra, nuk ka qenë problem personaliteti i saj por mënyra e zgjedhjes.
- Zgjedhja e Thacit do të ishte edhe më e dëmshme. Numrat derivojne nga një marrëveshje jo e ndershme dhe e bazuar në dredhina dhe e përkrahur nga një marrëveshje tjetër e asociacionit. Kandidatura e tij përçan jo vetëm këtë kuvend tashmë te delegjitimuar por përçanë edhe popullin të lodhur nga korrupsioni e krimi.
Notat e presidentes janë problemi më i vogël i demokracisë tonë të brishtë e të thyer. Pakënaqësia po shtohet dita ditës. Fronti opozitar po rritet dita ditës. Zgjidhjet e dëmshme të akshampazareve nuk do të kalojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.