Ahmeti: “Liraku e Samia po i ndajnë ndërmarrjet si torte”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në facebook, tregon se një person me emrin Naser Canolli është vetë emëruar si drejtor i ri i Termokos-it.

Sipas Ahmetit ai del të jetë pjesëtar i PDK-së, dhe i dërguar si drejtor nga “Liraku e Samia”.

Ai gjithashtu tregon se sot ka shkuar në Termokos për tu përballur me të, mirëpo Canolli nuk ka prezantuar.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Të premten, një person me emrin Naser Canolli paska shkuar në Termokos dhe ju paska thënë punëtorëve se është drejtori i ri i Termokosit i zgjedhur nga Liraku e Samia.

Më pastaj e kuptova se Canolli qenka nënkryetar i PDKse për Prishtinë, anëtar i Këshillit Drejtues së PDKsë dhe udhëheqës i Gazetës Zyrtare.

Si duket marrëveshja e Lirakut me Samiun paska qenë me i nda ndërmarrjet si torte duke tentuar të vendosin militanta në udhëheqje pikërisht kur ndërmarrjet publike në Prishtinë (të shkatërruara qe 14 vite) po ringjallen. Dhe këtë duan ta fillojnë me Termokosin i cili ka filluar kogjenerimin dhe tani edhe ka sigurar mjete pêr ti kyçur edhe 30 mijë konsumatorë të tjerë. Për shkak se duan që këtë sukses ta kthejnë prapa.

Por nuk bën ti lejojmë. Sot kam shkuar në ora 08:00 të mëngjesit në Termokos që ta takoj këtë person të caktuar në mënyre të paligjshme. Por nuk erdhi.

Të nderuar qytetarë të Prishtinës. Ju bëj ftesë që ti mbrojmë ndërmarrjet publike nga zhvatësit shumëvjeçar. Taman kemi filluar ti rimëkëmbim ato, po tentojnë të ndalin hovin. Së bashku nuk duhet ti lejojmë. Mjaft me korrupcion e dallavere. Kemi nevojë për zhvillim e shërbime më të mira”. /GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-liraku-e-samia-po-i-ndajne-ndermarrjet-si-torte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala