Ahmeti krahason qeverisjen Mustafa-Thaçi me atë Millosheviq – Sheshel

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojnë të përdorin dhunën, frikën, propagandën dhe masat e dhunshme.

Duke bërë krahasime pushtetin e Millosheviqit, thotë se aktivistët e partive opozitare, me fokus në Vetëvendosje po ndalohen në postblloqe, po arrestohen e po mbahen në burg, raporton lajmi.net.

“Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma”, ka shkuar ai.

Ja postimi i tij i plotë:

Në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverine e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë. Në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin.

Mjetet kryesore te pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme.

Pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojne të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me fokus në VV po ndalohen në postblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po mbahen në burg.

Propaganda po bëhet e tmerrshme. “Sulme terroriste në vendtubime”, i janë gjetur dinarë aktivistit të VV” janë vetëm disa nga storiet propaganduese që po i ndërtojnë.

Në ndërmarrje publike po shkojnë njerëz duke thënë që prej sotit ata janë drejtorë duke i frikësuar punëtorët.

Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-krahason-qeverisjen-mustafa-thaci-me-ate-millosheviq-sheshel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala