Ahmeti: Koalicioni “Sami-Lirak” po e bllokojnë Komunën

Autori:Avdyl Pajaziti

Miratimi i buxhetit të komunës së Prishtinës nga ana e partive opozitare në këtë Kuvend Komunale (LDK-PDK), bëri që kryetari Shpend Ahmeti, së bashku me asamblistë të Vetëvendosjes të reagojnë, duke e konsideruar këtë si një bllokadë, siç e kanë quajtur, të koalicionit “Sami-Lirak”.
Në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas seancës, kryetari Ahmeti ka kritikuar asamblistët e dy partive opozitare duke thënë se po e bllokojnë buxhetin pa ndonjë arsye.

“Të gjithë ishin dëshmitarë se as Liburn Aliu e as Drejtoria e Urbanizmit nuk janë kurrfarë arsyetimi, por kemi tentim që të bllokojnë punën e ekzekutivit, posaçërisht në urbanizëm. Këtu nuk po bllokohet aq ekzekutivi, por koalicioni ‘Sami-Lirak’ është interesuar ta bllokojnë qytetarin e Prishtinës, ashtu siç kanë bërë edhe në  15 vitet e fundit”.

Ahmeti potencoi se për përfitime personale po ndalohet kalimi i disa pikave tepër të rëndësishme, si për investime të huaja ( qendra e Bankës Raiffeisen ), ashtu edhe për banorët e lagjeve të Prishtinës që kanë mbetur peng i planeve rregullative.

“Në këto kushte ne nuk mund të bëhemi se asgjë nuk ka ndodhur dhe të qëndrojmë në sallë, sepse këto janë pikë kyçe e punës tonë. Ne treguam gatishmëri edhe tash si në të kaluarën që të jemi pjesë e debatit, mirëpo këta janë të interesuar të pësojnë qytetarët”, tha Shpend Ahmeti.

Ndërkaq Nënkryetari, Dardan Sejdiu, tha se koalicioni LDK-PDK e ka motivin e qartë, e ai është degradimi i mëtutjeshëm i qytetit të Prishtinës. “Sot të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me rregullimet, janë sjellur nga Kryetari i Komunës dhe arsyetimi 6 mujor i Lirak Çelajt dhe Sami Hamitit se nuk do t’i pranojnë propozimet nga Liburn Aliu bie në ujë.” Ai sqaroi se dy personat në fjalë janë të interesuar që të mos ketë sukses zhvillimi i Prishtinës, most ë ketë sukses lufta kundër korrupsionit, drejtësia sociale, por të vazhdojnë punët që kanë qenë shënjues të një sistemi komplet të krimnalizuar gjatë qeverisjes së 15 vieteve në Prishtinë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-koalicioni-sami-lirak-po-e-bllokojne-komunen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala