Ahmeti dhe Thaçi kanë arritur marrëveshje

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë arritur marrëveshje midis tyre. Ata po veprojnë bashkërisht në negociatat për tejkalimin e krizës politike dhe se shihet një transparencë në qëndrimet e tyre.

Një nga modelet për tejkalimin e krizës është propozimi i bërë nga BDI, njofon INA.

Sipas këtij propozimi, plani është rikonstruimi më i gjërë i Qeverisë dhe mundësia e bashkëngjitjes së PDSH-së, por edhe modeli i qeverisë së zgjeruar ku do të ishte edhe LSDM.

Po ashtu kjo qeverisje obligohet që të kryejë kushtet e kërkuara nga ana e opozitës maqedonase për zbardhjen e rastit të përgjimeve, ndryshime në prokurori, përsëritjen e të gjitha rasteve të kontestuara gjyqësore, pastrimin e listës zgjedhore, lirinë e medias dhe heqjen e ndikimit politik nga servisi publik RTVM, si dhe përgaditjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Konstruktiviteti i Ahmetit dhe Thaçit po shihet në çdo takim të liderëve, ndërsa kjo bashkërendohet edhe gjatë prezantimit të qëndrimeve në media

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmeti-dhe-thaci-kane-arritur-marreveshje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala