Ahmeti: Deputetët matrapazë janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Arben Ahmeti, analisti politik, ka thënë se ekzistojnë dy lloje njerëzish që po e kundërshtojnë themelimin e krijimit të Gjykatës Speciale.
Sipas Ahmetit, të parët janë matrapazët që e kanë sjell Kosovë në këtë gjendje, dhe të dytit, janë ata që mendojnë se kjo Gjykatë Speciale nuk do të arrijë të bëjë kurrfarë drejtësie, transmeton Telegrafi.
“Ekzistojnë dy lloje kundërshtarësh te Gjykatës Speciale:
Të parët janë njerëz përgjegjës për katandisjen e Kosovës. Matrapazë që keqpërdoren luftën për t’u pasuruar e pamundësuar sundimin e ligjit. Arsyeja se pse e kundërshtojnë është frika se vete ata ose ndonjë bashkëpartiak do të jetë i akuzuar nga kjo gjykatë. Te tillët, në masë të madhe sot i ke në Kuvend.
Të dytët janë njerëzit që mendojnë se sikur UNMIK-u dhe EULEX-i, as kjo gjykatë nuk do të arrijë të bëjë kurrfarë drejtësie. Veç se do te na i humb pese vite në disa procese që nuk do të prodhojnë asgjë.
Ironia qëndron në faktin se sot ose pas një jave nuk ka fort rëndësi, të paret do ta votojnë gjykatën dhe ajo do te krijohet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të votuar ligjin për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty, se ushtarët e Ushtrisë e Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kundër popullatës civile gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. /Telegrafi/