Ahmet Tmava: Minatorët nuk janë në grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Menaxheri i Trepçës Ahmet Tmava ka thënë se minatorët e Trepçës nuk kanë hyrë në grevë.

“Minatorët nuk kanë hyrë në grevë, ata e kanë pasur një takim informues për gjendjen dhe tash janë shpërndarë”, ka thënë Tmava për Klan Kosovën.

“Ata po e vazhdojnë punën normalisht”.

Tmava ka treguar se minatorët kanë pasur edhe një kërkesë për pagesën e trustit pensional, njofton Klan Kosova.

“Ata kanë kërkuar të ju bëhen pagesat e trustit pensional këtë çështje është duke e shqyrtuar komisioni i financave në Trepçë”.

Më herët gjatë ditës është raportuar se minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, shkaku i mospagesës së kontributeve të punëtorëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ahmet-tmava-minatoret-nuk-jane-ne-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala