Agron Llugaliu me më së shumti pikë për Drejtor të Doganave, britanikët publikojnë rezultatet

Autori:Gazeta Fjala

Dogana e Kosovës është duke vazhduar funksoninin me ushtrues detyrë të Drejtorit. Aktualisht këtë pozitë e mban Bajram Rexha, pasi kryeministri Avdullah Hoti kishte shkarkuar nga kjo pozitë Ibrahim Xhakën.

E procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganave është duke e monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në faqen zyrtare kanë publikuar rezultatin e procesit ku Agron Llugaliu prin me 64.5 pikë, i ndjekur pas nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.

Vlerësimi i Ambasadës Britanike

Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agron-llugaliu-me-me-se-shumti-pike-per-drejtor-te-doganave-britaniket-publikojne-rezultatet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala