AGK reagon ndaj Këshillit Drejtues të UP-së që përjashtoi gazetarët nga mbledhja

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot në lidhje me rastin që ka ndodhur të hënën ku gazetarët nuk janë lejuar që ta përcjellin mbledhjen që është mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinë.

“AGK ka marrë me shqetësim moslejimin e gazetarëve që të përcjellin mbledhjen e fundit ndërmjet Senatit, Këshillit Drejtues si dhe menaxhmentit të UP-së”, thuhet në një komunikatë të AGK-së.

Mungesa e transparencës nga senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe mbyllja e dyerve për gazetarët është kundër parimeve demokratike të këtij institucioni.

AGK kërkon nga Këshilli drejtues dhe Senati që në bazë të nenit 6 pika 7 e rregullores së punës ku parashihet që mbledhjet janë të hapura për publikun të krijoj hapësirë për gazetarët që të përcjellin aktivitete e këtij institucioni.

Liria e medias dhe transparenca janë shtylla të demokracisë dhe e drejtë që garantohet me ligjet e zbatueshme në vend.

AGK iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-reagon-ndaj-keshillit-drejtues-te-up-se-qe-perjashtoi-gazetaret-nga-mbledhja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala