AGK kërkon siguri për gazetarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vlerësimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, në fushën e lirisë së shprehjes dhe mbetet i shqetësuar për kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.

Rritja e sulmeve, kërcënimeve si dhe mos ndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, janë dëshmi për cenimin e vazhdueshëm të fjalës së lirë në Kosovë, që rezulton edhe me progres të munguar në këtë fushë.

Asociacioni i Gazetarëve kundërshton çdo lloj presioni mbi gazetarët dhe njëherësh kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të marrin masa duke i hetuar dhe gjykuar në kohë cenuesit e fjalës së lirë. Kjo do të forconte mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë sa më profesionale.

AGK u bën thirrje mediave që të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Evropian në këtë raport për krijimin e kodeve individuale etike dhe profesionale, të cilat do të ndihmonin në pavarësinë e gazetarëve dhe redaktorëve si dhe mbrojtjen e standardeve profesionale në gazetari.

Gjendja e rëndë me të cilën përballen gazetarët dhe mediet në Kosovë duhet të jetë preokupim jo vetëm për institucionet, por për tërë shoqërinë.

AGK zotohet të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të gazetarëve dhe krijimin e hapësirës që mediat në Kosovë të jenë të lira dhe të pavarura në punën e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-kerkon-siguri-per-gazetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala