AGK kërkon nga mediat kushte për gazetarët që përcjellin Kuvendin

Autori:Gazeta Fjala

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për mosveprimin e medieve në Kosovë, derisa situata e sigurisë është përkeqësuar në vend dhe gazetarët i janë ekspozuar më së shumti rrezikut.

Në një komunikatë për media, AGK thotë se pavarësisht zhvillimeve mediet kosovare shumë pak po merren me sigurinë e gazetarëve.

AGK kërkon nga mediet dhe udhëheqësit e tyre që të sigurojnë mjetet e nevojshme për punë, duke përfshirë: ID-të, jelekët apo jaknet adekuate me mbishkrimin “PRESS” si dhe maskat për mbrojtje nga gazi lotsjellës.

“AGK është e dëshpëruar me mediet pasi gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës gazetarët po detyrohen të qëndrojnë në hapësira ku po hedhet sasi e madhe e gazit lotsjellës. Mos sigurimi i mjeteve adekuate është barabartë me shkeljen e të drejtave të punëtorit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-kerkon-nga-mediat-kushte-per-gazetaret-qe-percjellin-kuvendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala