AGK dënon sjelljen e togerit Qamil Behrami

Autori:Zekirja Shabani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sjelljen e togerit të policisë së Kosovës ndaj gazetarëve të cilët ishin duke e mbuluar një aktivitet publik në Prishtinë.

Polici Qamil Behrami, të premten, ka ofenduar, nënçmuar dhe penguar gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

AGK konsideron se ofendimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me rregullat demokratike të sjelljes së policisë në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga policia që të distancohet nga ky ofendim publik përderisa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës ta trajtojë seriozisht këtë rast dhe në pajtim me rregullat dhe standardet profesionale të merr masa disiplinore, në mënyrë që aktet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

AGK pret nga zyrtarët policorë të sillen konform kodit etik dhe profesional, të tregojnë respekt për punën e tjetrit por edhe të angazhohen për krijimin e kushteve për raportim të lirë të gazetarëve.

Ky nuk është rasti i parë kur gazetarët janë penguar në punën e ty re dhe janë përballur me kërcënime madje edhe sulme fizike nga zyrtarë policorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-denon-sjelljen-e-togerit-qamil-behrami/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala