AGK dënon kërcënimit ndaj gazetarit Driton Latifi

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacionii Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit me jetë që i është bërë gazetarit Driton Latifi.

Latifi për disa ditë me radhë është kërcënuar përmes mesazheve telefonike.

Ky është reagimi i plotë:

AGK DËNON KËRCËNIMIN NDAJ GAZETARIT DRITON LATIFI

ASOCIACIONI I GAZETARËVE TË KOSOVËS

REAGIM

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim njoftimin se persona të panjohur kanë kërcënuar me jetë, gazetarin Driton Latifi.

Latifi, në tri ditët e fundit ka marrë tri kërcënime verbale dhe përmes mesazheve telefonike, nga persona të panjohur, lidhur me punën e tij si gazetar sportiv.

AGK dënon këtë rast dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të angazhohen maksimalisht në ndriçimin e tij, zbatimin e ligjit dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies në Kosovë, si vlera demokratike të shoqërisë.

Njëherësh AGK, fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve.

Kërcënimet dhe tentimet për ti frikësuar gazetarët në punën e tyre është dëshmi se ambienti i punës për gazetarë po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i pa sigurt.

Prishtinë, 22 Nëntor 2015

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-denon-kercenimit-ndaj-gazetarit-driton-latifi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala