AGK dënon kërcënimin ndaj Astrit Gashit, kërkon hetimin e Dardan Nuhiut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndaj kërcënimit të drejtuesit të Bordit të Gazetës Blic ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Ky asociacion, ka kërkuar nga institucionet që të hetohet drejtori Dardan Nuhiu, për sulmin ndal lirisë së medieve.

 

Lexojeni të plotë reagimin e AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari dhe publicisti Astrit Gashi është kërcënuar nga Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.

Kërcënime të tilla si ky që ka bërë Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu kanë qëllim direkt ngufatjen e lirisë së shprehjes dhe pengimin e kryerjes së punës nga mediet dhe gazetarët në Kosovë, shkruan në reagimin e AGK-së.

 

AGK-ja, ka kërkuar nga organet kompetente që të nisin procedurat ligjore e disiplinore kundër Dardan Nuhiut, sepse, kërcënimi i një gazetari për më shumë i një publicisti siç është Astrit Gashi është i papranueshëm për shoqërinë tonë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agk-denon-kercenimin-ndaj-astrit-gashit-kerkon-hetimin-e-dardan-nuhiut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala