Agjërimi i gruas shtatzënë

Agjërimi apo jo i gruas shtatzënë në muajin e Ramazanit varet nga gjendja e saj dhe e fetusit në kohën para hyrjes së Ramazanit; nëse të gjithë treguesit dhe gjendja e shtratit tregojnë se shëndeti i saj dhe i fëmijës është i plotë, atëherë në më të shumtën e gjasave, doktori apo doktoresha muslimane do të këshillojë për të agjëruar, transmeton Gazeta Fjala.
Gjendjet në të cilat nuk lejohet agjërimi për gruan shtatzënë janë këto:
- Rënia e tensionit të gjakut (numrit të lartë kur matet tensioni) nën 100 mlm merkuri, sepse kjo mund te shkaktojë gjendjen e të fikëve, plus pamundësinë e përqendrimit.
- Të vjellat që shoqërojnë gruan shtatzënë, sidomos gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë.
- Helmimi i shtatzanisë: kur ndodh ngritje e tensionit të gjakut dhe shfaqet albumin në urinë.
- Kur ndodh rënie në sheqerin e gjakut.
- Kur ekziston një sëmundje tjetër fizike.