Agjencitë turistike nuk lëshojnë kupona fiskal

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica e agjencive turistike vazhdojnë t’u ikin obligimeve ligjore për lëshim të kuponave fiskal. Shumë prej agjencive nuk janë të pajisura fare me arka fiskale.

Në një përgjigje me shkrim për “Radio Kosovën”, nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), është thënë se kanë të angazhuar në terren inspektorët tatimorë të cilët evidentojnë agjencitë nëse janë të pajisura me arka fiskale dhe nëse lëshojnë kupona fiskal. “Janë vetëm 261 agjenci të regjistruara, kurse ATK-ja që 5 vjet prej se ka filluar obligimi për pajisje me arkë fiskale nuk ka arritur t’i fiskalizojë. Nëse vetëm një agjenci do të fiskalizohej çdo javë, sot nuk do të kishte agjenci të pafiskalizuara”, është thënë në përgjigjen e ATK-së.

Zëdhënësi i kompanive të licencuara për fiskalizim, Kestrin Kumnova, ka thënë se vetëm gjysma e bizneseve aktive janë fiskalizuar.  “Gjysma tjetër, rreth 20 mijë ende mbeten pa u fiskalizuar. Sigurisht në kuadër të këtyre hyjnë edhe shumë agjenci turistike të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale, ose i kanë ato por nuk lëshojnë kupon fiskal. Është përgjegjësi e institucioneve kompetente që t’i detyrojnë këto biznese të fiskalizohen. Ne si kompani jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të fiskalizimit me çmime të përballueshme për të gjitha llojet e bizneseve”, ka deklaruar Kumnova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agjencite-turistike-nuk-leshojne-kupona-fiskal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala