Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar në Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education – EQAR). Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Regjistrit të mbajtur me 4-5 qershor 2015 në Dublin të Irlandës.
Pranimi i Kosovës në EQAR është një zhvillim shumë i rëndësishëm për ndërkombëtarizmin e arsimit të lartë në Kosovë dhe kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe është një mundësi e re për ndërlidhjen e institucioneve dhe studentëve tanë në sistemin evropian të arsimit të lartë.

“Anëtarësimi i AKA-së në EQAR, pas anëtarësimit të mëparshëm në ENQA, dëshmon për punën profesionale të AKA-së në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë përkrahjen për AKA-në, si institucion kyç që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë përmes procesit të akreditimit duke përkrahur zhvillimin e cilësisë në këto institucione. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agjencia-e-kosoves-per-akreditim-pranohet-ne-eqar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala