Agim Tolaj dhe Valon Dukaj humbën jetën nga aksidenti i sotëm në Pejë

Autori:Gazeta Fjala

Nga një aksident i rëndë trafiku në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy të rinj nga fshati Dranoc i Deçnit, Agim Tolaj dhe Valon Dukaj, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanja, u ka shprehur ngushëllim familjeve të viktimave në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook.

“Familjeve u shprehi ngushëllime për humbjen e më të afërme të tyre. Dhembja ka kapluar Deçanin për këtë rast tragjik, prandaj të gjithë ne e bashkëndjejmë dhimbjen për Agimin dhe Valonin”, ka shkruar Selmanaj.

Varrimi i të ndjerëve ëshë lajmëruar se do të bëhet  sot në ora 16:30 në fshatin Dranoc.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agim-tolaj-dhe-valon-dukaj-humben-jeten-nga-aksidenti-i-sotem-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala