Agim Shahini rizgjidhet në krye të AKB-së

Kryetari i deritashëm i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka marrë besimin që edhe për një mandat të ri të jetë kryetar i AKB-së.
Shahini është rizgjedhur kryetar në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ku janë zgjedhur edhe strukturat e saja udhëheqëse për katër vitet e ardhshme. Nënkryetarë të AKB-së, janë zgjedhur Suad Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj dhe Skender Krasniqi. Ndërsa anëtar të Bordit Drejtues, janë zgjedhur Fadil Maxhuni, Ahmet Kuqi, Qemajl Smajli, Enver Abazi, Hysni Zogaj, Muharrem Osmani, Sulejman Konushevci, Agron Thaçi, Arsim Selman-Musa, Avni Ponari, Nehat Devolli.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se para vetës kanë tri objektiva, e para është ngritja e kapaciteteve, e dyta promovimi i prodhimeve vendore dhe e treta investimet e reja në Kosovë për të ndal migrimin e qytetarëve.
“Bizneset janë shtylla kryesore e shtetit dhe se AKB-ja ka qenë dhe do të mbetet promotorë e zhvillimit ekonomik të vendit”, ka deklaruar Shahini.
Ai ka premtuar se do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm i bizneseve prodhuese në Kosovë, tradita vazhdon, ne i mbrojmë interest afariste.
Kurse Ramiz Kelmendi, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se AKB-ja ka luajtur rolë mjaft vendimtar për prodhuesit vendës, duke I mundësuar atyre lehtësira më të mëdha.