Agim Çeku thotë se është sekret se kush do të gjykohet nga Specialja

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politike themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky institucion po bëhet për të bërë balance mes popujve në Ballkan për të mos u dukur askush si fitues.

Ndërkohë, ka thënë se askush prej vendorëve nuk i di emrat e atyre që do të ndiqen penalisht.

Udhëheqësi i luftës së UÇK-së ka thënë se ishte i vështirë vendimi për të themeluar Gjykatën Speciale, por thotë ushtarët e UÇK-së e bënë edhe një sakrificë.

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku ka folur edhe për procesin e verifikimit të veteranëve, punën e Qeverisë dhe proceset tjera rreth këtij procesi.

Ish-Ministri i FSK-së ka folur edhe pse dështoi themelimi i Forcave të Armatosura dhe kur pritet që Kosova të ketë ushtrinë e saj./gazetaexpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agim-ceku-thote-se-eshte-sekret-se-kush-do-te-gjykohet-nga-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala