Agim Bahtiri: Jam i lumtur që nuk i përdora aftësitë e mia prej karateisti

Kryetari i Mitrovës, Agim Bahtiri ka thënë gjatë një interviste në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës se ishte njeriu më i lumtur në botë ditën kur u sulmua. “Isha i lumtur pasi nuk i përdora aftësitë e mia prej karateisti. Ju e dini që unë kam ushtruar disa vjet karate”, ka thënë Bahtiri. Ai është shprehur se ia ka falur tashmë sulmuesit dhe për të nuk ka ndodhur asgjë. Pra, sulmuesi duhet të ‘flejë dathë’ pasi nuk do të ketë punë me ndonjë goditje eventuale të karateistit mitrovicas.