Agim Bahtiri ia mësynë qeverisë

Drejtori menaxhues i kombinatit Trepça bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, gjatë orëve të pasdites do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, lidhur me situatën e krijuar në Trepçë.
Ndërkohë minatorët janë të vendosur të vazhdojnë grevën. Ata kërkojnë prej zyrtarëve më të lartë të shtetit që të iu garantojnë që brenda 24 orëve Trepça me ligj të shndërrohet në Ndërmarrje Publike.
Minatorët e minierës së Santergut i ka vizituar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtori menaxhues i Trepçës, Ahmet Tmava dhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Ndryshe, numri i grevistëve duke përfshirë minatorë dhe ish-minatorë arrin shifrën përafërsisht afër 300.