Agim Bahtiri e falë sulmuesin

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka falur sulmuesin e djeshëm A.D. nga Mitrovica.

Këtë vendim ai e ka marrë ende pa u bërë 24 orë nga sulmi i cili shkaktoi reagime të shumta politike në Mitrovicë.

Njoftimin për faljen e sulmuesit i cili bashkë me babain e tij janë në ndalim policor, është bërë i ditur në një komunikatë të komunës së Mitrovicës.

“Unë nuk i di motivet pse më ka sulmuar ai qytetar të hënën. Por jam i bindur, se nuk qëndron ajo që kanë shkruar disa medie se këtë e ka bërë për punë. Familja e tij e ka një biznes, ku ai punon rregullisht dhe nuk i kanë punët keq. Mirëpo, sidoqoftë, unë jam sulmuar në detyrë zyrtare si kryetar i komunës dhe punët institucionale nuk i përziej me ato private. Prandaj, në emër të qytetarëve dhe besimit që ata më kanë dhënë, e kam falë këtë djalë dhe nuk kërkoj asgjë, as nga ai e as nga familja e tij. Nga organet e drejtësisë kërkoj që ta lirojnë menjëherë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agim-bahtiri-e-fale-sulmuesin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala