Agani rizgjedhet kryetar i PD-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryetari i deritanishëm i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani është rizgjedhur në postin e tij si udhëheqës i kësaj partie edhe për një mandat.

Votimi për zgjedhjen e tij ishte i hapur, shkruan Koha.net.

Asnjë votë nuk ishte kundër rizgjedhjes së Aganit në këtë post.

Agani me këtë rast tha se do të angazhohet për një shtet, ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut.

Me zgjedhjen e Aganit përfundoi punimet edhe Kuvendi Zgjedhor i Partisë së Drejtësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agani-rizgjedhet-kryetar-i-pd-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala