Agani: Nuk tolerojmë shkatërrimin e parqeve kombëtare

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazin, me të cilin diskutuan për problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë.

Agani edhe njëherë shprehu përkushtimin e tij për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat preokupojnë kryetarin Ilazi.

Ndërsa, i pari i Kaçanikut  shprehu falenderimin dhe mirënjohjen për ministrin Agani, duke vlerësuar lart anagazhimin e tij për realizimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.

Ilazi, ndër të tjera shprehu shqetësimin e tij lidhur me prerjen e drunjve brenda Parkut Kombëtar Sharri, duke vlerësuar se persona të pandërgjegjshëm po dëmtojnë në masë të madhe këtë park.

Agani, u zotua se do të marrë masa të menjëhershme për parandalimin e dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve, e në vecanti atyre që janë në zonat e mbrojtura, duke përfshirë edhe parqet kombëtare

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agani-nuk-tolerojme-shkaterrimin-e-parqeve-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala