Agani: Ligji për mbrojtjen e mjedisit është gati

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka thënë se korniza ligjore për mbrojtjen e mjedisit është pothuajse e kompletuar, porse zbatimi i legjislacionit mbetet sfidë.
“Kemi ngecje dhe vështirësi… Por, kemi hartuar disa dokumente strategjike të bazuara në hulumtime të mirëfillta, strategji për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbeturinave, strategjinë e ujërave, dhe të tjera. Këto strategji lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik”, tha Agani.

Ai i bëri komentet në konferencën ndërkombëtare për energji të qëndrueshme, të organizuar në Prishtinë nga Konsorciumi Kosovar i Shoqёrisё Civile pёr Zhvillim tё Qёndrueshёm (KOSID).

“Do të bëj çmos që të inkorporoj politikat e gjelbra, veçanërisht në kontestin e ndryshimeve klimatike që po ndodhin”, tha Agani, në fjalën e tij.

“E shoh sfidë të madhe dhe nuk jam optimist i madh që do të arrijmë që për një kohë të shkurtër t’i zgjedhim të gjitha këto probleme”, shtoi ministri Agani.

“Ministria e jonë e ka identifikuar si të nevojshme hartimin e strategjisë për energjinë në ndërtesa, dhe të gjitha këto strategji janë në përputhje me objektivat e BE-së. Më 15 prill është miratuat koncept-dokumenti për hartimin e këtij ligji. Pas aprovimit të draft-ligjit, ne do të organizojmë takime dhe debate publike për të shqyrtuar të gjitha aspektet e këtij ligji për efiçiencën e energjisë”, tha ministri i Mjedisit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agani-ligji-per-mbrojtjen-e-mjedisit-eshte-gati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala