Agani konsideron se fitorja e Erdoganit i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, që njëherësh është edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ka dërguar telegram urimi, Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat AK Partia shënoi fitore bindëse, duke siguruar numrat e duhur për të qeverisë e vetme në katër vjetët e ardhshme.

“Me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Turqisë, e uroj Shkëlqesinë e juaj, bashkëpunëtorët dhe përkrahësit vullnetmirë të partisë suaj për suksesin e madh të treguar si partia më e fuqishme e vendit tuaj. Duke ju dëshiruar suksese në punë, uroj që rezultatet e zgjedhjeve të jenë në të mirën e Demokracisë dhe të popullit të Turqisë”, thuhet në urimin e kryetarit të PD-së.

Agani është thellë i bindur se fitorja e AKP-së në këto momente të trazirave serioze në regjionin e Lindjes së Mesme paraqet fitore të madhe të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Lajmin për vazhdimin e udhëheqjes së Qeverisë së Republikës së Turqisë nga ana Juaj, e pranova me kënaqësinë më të madhe dhe jam thellë i bindur se do të vazhdoni të kontribuoni në thellimin e marrëdhënieve të mira në mes të shteteve dhe partive tona. Me këtë rast, Shkëlqesisë suaj, familjes suaj dhe gjithë popullit turk, i dëshiroj shëndet dhe lumturi, duke shprehur konsideratat e mia më të larta”, përfundon telegrami i urimit i kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dërguar Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davotoglu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/agani-konsideron-se-fitorja-e-erdoganit-i-kontribuon-paqes-dhe-stabilitetit-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala