Afro 8 milion euro për Klinikën e re Emergjente

Autori:Gazeta Fjala

Kompania “AL Trade” do ta ndërtoi Klinikën Emergjente në QKUK për afro 8 milion euro. Të premten Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fitues këtë kompani dhe pas dy javësh pritet të nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve të parapara të zgjasin 3 vjet, raporton Gazeta Fjala.

Në garën për këtë tender kanë qenë, sipas dosjes së publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kanë qenë 13 kompani ndërsa Al Trade ishte më e lira me afro 8 milion euro.

Kujtojmë që Qendra Klinike Universitare e Kosovës frekuentohet nga më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë ditës. Klinika Emergjente është njëra nga qendrat që vizitohet më së shumti, për shkak të natyrës së saj specifike.

Tenderi për ndërtimin e kësaj klinike ishte anuluar për disaherë radhazi, pas ankesave të kompanive në garë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/afro-8-milion-euro-per-kliniken-e-re-emergjente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala