Afganistan, SHBA pritet të zgjasë praninë ushtarake përtej 2016-s

Autori:Gazeta Fjala

Prania ushtarake amerikane në Afganistan do të zgjatet përtej 2016-s, pohuan zyrtarë të administratës “Obama”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara pritet t’i paraqesë pak më vonë planet e tij, ku me të gjitha gjasat do të përfshihet mbajtja e 5.500 trupave në vendin e trazuar, edhe pasi të lërë postin në 2017-n.

Aktualisht ishte menduar që, përveç një force të vogël mbrojtëse për Ambasadën, trupat e tjera të tërhiqeshin që të gjitha deri në fund të këtij viti.

Tani, ushtria amerikane këmbëngul se nevojiten më shumë ushtarë për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë, t’i bëjnë ballë kërcënimit në rritje të talebanëve./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/afganistan-shba-pritet-te-zgjase-pranine-ushtarake-pertej-2016-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala