Afër 800 mijë euro investime në arenat sportive në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpërndarë gjatë dy viteve të fundit më shumë se gjysmë milioni euro për rinovimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Nga MKRS-JA thonë se “Mitrovica po bëhet me infrastrukturë bashkëkohore dhe në përkim me standardet e kërkuara ndërkombëtare”.

“Për përmirësimin e infrastrukturës në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ vitin e kaluar ka investuar 400 mijë euro, ndërkaq sivjet në projeksionet buxhetore ka paraparë të investojë 110 mijë sivjet”.

“Ndërsa për renovimin e Stadiumit ‘Riza Lushta’ deri me tani janë investuar rreth 150 mijë euro”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Për të inspektuar këto punime në Mitrovicë ishte edhe vet ministri i MKRS-së, Kujtim Shala.

“Shala u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe u shpreh se me këto dy objekte të rëndësisë së veçantë për sportin, Mitrovica po bëhet me infrastrukturë bashkëkohore dhe në përkim me standardet e kërkuara ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e ministirsë.

1

INVEST3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/afer-800-mije-euro-investime-ne-arenat-sportive-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala