Aeroporti i Prishtinës, pjesë e garës World Travel Awards 2015

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica e çmimeve prestigjioze në botë bazohen kryesisht në zhvillimet, në progresin dhe në performancën e një viti.

Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar tē Prishtinës “Adem Jashari” – duke u bazuar në progresin e dukshëm që ka të bëjë me zgjerimin e hapësirës për shërbimet ndaj udhëtarëve me ndërtimin e terminalit të ri, me ngritjen e cilësisë së shërbimeve që kanë të bëjnë me teknologjinë moderne të instaluar, me procesimin në kohë rekorde të udhëtarëve e ngritjen e nivelit të sigurisë dhe sigurimit, e po ashtu duke kontribuar në mbrojtje të ambientit (ky aeroporti kursen rreth 40 për qind të ujit të pijshëm) – këtë vit vendosi që të përkushtohet në njohje botërore të sukseseve të saja .

Këtë herë, ky aeroport ia doli të jetë i nominuar në njërën ndër garat më të mëdha të fushës së aviacionit: World Travel Awards 2015.

Ky konsiderohet si një nga sukseset e mëdha që asnjë nga shtetet e rajonit nuk e kishte arritur më parë.

Grupi punues në këtë nismë – pēr fitimin e këtij çmimi të rëndësishëm për Kosovën – është i përkushtuar dhe ka besim në arritjen e cakut. Ky grup ia doli që këtë aeroport ta fusë në listë të ngushtë për disa çmime, duke u shprehur për Telegrafin se në fund të vitit mundi i tyre do të kurorëzohet me marrjen e çmimeve prestigjioze botërore.

Tani ky sukses është edhe në duart e kosovarëve: që aeroporti i tyre të radhitet i pari në botë për shërbimet e ofruara.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aeroporti-i-prishtines-pjese-e-gares-world-travel-awards-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala