Aeroplani italian filmon drogën në Shqipëri (Video)

Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, Drejtori i Misionit Interforza Dr. Michele Grillo ndoqën një nga operacionet anti-kanabis në zonën e Tepelenës.
Operacioni u zhvillua në kuadër të zbatimit të protokollit operativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, për monitorimin ajror me avionë të posaçëm të Guardia di Finanza me teknologjinë më të fundit, transmeton shekulli..
Në operacionin e radhës u angazhuan rreth 50 forca policore dhe u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.
Nga 1 janari deri në 22 korrik 2015, janë asgjësuar 261.699 bimë narkotike kannabis sattiva.
Në vitin 2014, janë asgjësuar 530.177 bimë narkotike kannabis sativa.