Adriatik Kelmendi: Kosova – peng i komandantëve; populli – një dele në mes!

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar komandantët që janë në pushtet e edhe në opozitë.
“Një shtet, peng i komandanteve, 16 vjet pas luftës. Një pjesë e tyre të pasuruar e në pushtet; një pjesë e tyre të pasuruar e në opozitë. Komandantë, të cilët ndoshta kane ditur ta udhëheqin luftën, por tash me deficitin e tyre moral po e dështojnë Kosovën. E populli – një dele ne mes. Marre!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.