Adriana Matoshi e shpall veten deputete, ka një porosi për Armend Zemajn

Autori:Gazeta Fjala

Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Adriana Matoshi ka pasur një porosi për Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, raporton Gazeta Express.

Matoshi në një postim në Instagram ka publikuar një foto ku Zemaj shihet me disa aktivistë në fushatë.

Aktorja e kandidatja për deputete ka thënë se për Armend Zemajn nuk ka ligj e as dënime, derisa për gastronomët e popullin po.

“Moni me deputeten se s’bon kshtu”, ka shkruar ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adriana-matoshi-e-shpall-veten-deputete-ka-nje-porosi-per-armend-zemajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala