Adresari sjellë rrugët e Prishtinës në aplikacion (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë të shumta rrugët në Prishtinë që kanë tabela për emërtimin e tyre, raporton ‘038’.

Por, derisa pushtetet kanë ndryshuar, emrat e rrugëve me të marrë pozitat, qytetarët vazhdojnë t’i përdorin si orientim emërtimet e vjetra apo objektet identifikuese.

Taksisti, Xhavit Bajri, thotë se është vështirë të mbahen në mend rrugët e shumta, e sidomos nga fakti që një rrugë ka mundur të ketë tri e më shumë emra deri tani.

Megjithatë, për orientim më të mirë, tashmë qytetarët e Prishtinës, sidomos ata që kanë telefona te mençur, mund të orientohen përmes aplikacionit ADRESARI-t.

 

Te rinjtë që e krijuan atë, thonë se mungesa e informimit nga institucionet ka qenë njëra prej arsyeve pse ata e krijuan adresarin, i cili vetëm për një muaj është marrë nga 10 mijë qytetarë

Megjithatë, adresari do te vazhdojë të ketë ndryshime, ngase Komuna përsëri është duke bërë ndryshime ne emërimin e rrugëve.
Ndërsa Komuna e Prishtinës është akuzuar nga agjencia e kadastrës bashkë me Komunën Gjilanit, sepse emërtimi i rrugëve po u merr shumë kohë.
Derisa Komuna ta përfundojë punën, adresari bashkë me “Google Maps” janë një mënyrë e mirë e orientimit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adresari-sjelle-rruget-e-prishtines-ne-aplikacion-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala