Adresari së shpejti edhe me 5 shërbime të reja (VIDEO)

Autori:Zekirja Shabani

Platforma Unike Shqiptare Adresari, së shpejti do të lansoi edhe 5 shërbime të reja për klientët e vet. Të gjitha mediet shqiptare, Kanalet më të kërkuara në Youtube, Valuta e këmbimit, dhe  Moti, do të jenë shërbimet e reja që do t’iu ofrohen klientëve të kësaj platforme të navigimit për Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Infokusi.

Këto risi i ka bërë të ditura Kordinatori i projektit, Islam Morina, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Katror”, të televizionit First Channel.

Morina po ashtu ka bërë të ditur se platforma tashmë ka arritur që në kohë rekorde të përfshijë adresat e mbi 5000 bizneseve në vend si dhe mijëra adresa institucionesh, OJQ-sh, lagjesh e personash privat.

Ndërkaq kjo platformë, po shfrytëzohet nga qytetarët edhe për navigim dhe këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që koha mesatare e qëndrimit të përdoruesve në platformë është 15 minuta, dhe deri tash aplikacioni i kësaj platforme në versionin IOS dhe Android është shkarkuar mbi 30.000 herë.

Mirëpo, Morina nuk ka hezitur të flas edhe për ngecjet që kanë pasur, duke vënë theksin në Shërbimin e Adresarit, “Guida turistike”, e cila deri më tash është shërbimi i vetëm i kësaj platforme që ka mbetur mbrapa në zhvillim, duke sqaruar se kjo ka ndodhur për pasojë të mos gadishmërisë së Ministrit të Kulturës Kujtim Shala, për të bashkëpunuar rreth këtij projekti të madh që do të promovonte kulturën, turizmin dhe vendet turistike të vendit.

“ Ne kemi pasur edhe ngecje, ngase jemi mësuar të flasim vetëm për suksesin. Aty ku kemi ngecur është “Guida turistike”, për të cilën kemi kërkuar bashkëpunim nga Ministria e Kulturës, ku ideja është pritur mjaftë mirë nga stafi i kësaj ministrie dhe që ka kaluar të gjitha nivelet e aprovimit, por kur ka ardhur tek aprovimi final nga ana e ministrit është refuzuar, për çka edhe ne nuk kemi informacione se cila është arsyeja, por që mbetemi me shpresë së do të gjejmë mirëkuptim dhe bashkëpunim, sepse tek e fundit ky projekt është interes edhe i ministrisë, me anë të cilit projekt do të informoheshin më detaijisht edhe turistët e huaj”, ka thënë Morina.

Ndërkaq i pyetur se çka kanë ndërmarrë për ta plotësuar edhe këtë shërbim me informacionet e nevojshme, ai ka thënë se janë duke punuar dhe se janë duke i mbledhur dhe selektuar informacionet e nevojshme, për ta plotësur dhe për ta vënë në shërbim të plotë të përdoruesve edhe këtë shërbim të platformës.

Platforma Unike Adresari, është platformë e navigimit, e cila ka marrëveshje me Google Maps për regjistrimin e pakufizuar të adresave në Kosovë dhe Shqipëri. Po ashtu kjo platformë në vete ka edhe katër shërbime tjera përveç adresarit, si: Guida Turistike, Shitëblerje, Shpallje Publikime dhe Portalin Infokusi, ku lexuesit mund të informohet në kohë reale me lajmet dhe informacionet e nevojshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adresari-se-shpejti-edhe-me-5-sherbime-te-reja-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala