ADRESARI – Platforma e parë shqiptare në Google Maps

Autori:Avdyl Pajaziti

Është lansuar sot platforma e parë shqiptare www.adresari.net, i cila mundëson regjistrimin e të gjitha adresave në hartën e Googel Maps dhe do të shërbej edhe si navigacion për Kosovë dhe Shqipëri.

Platforma Adresari.net mundëson qe adresat e institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, vendet turistike, bizneset si dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat joqeveritare mund të gjinden përmes navigacionit të Google Maps. Ajo ofron informacionin e saktë për rrugën deri të vendi që dëshironi të arrini, distancën sa larg jeni nga ai vend dhe kohën reale që ju duhet për të arritur në destinacionin e kërkuar.

Jo vetëm kaq, kjo platformë e cila është punuar nga ekspertë të specializuar në fushën e programimit dhe IT-së nga SHBA-të dhe Kosova, tani është në shërbim të qytetarëve dhe jep informacione për të gjitha bizneset dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, duke treguar lokacionin, numrat kontaktues, e-mail adresat, ditën dhe orarin e punës, e poashtu edhe për shërbimet dhe produktet që ofrojnë.

Image

“Adresari.net është një faqe e specializuar dhe ekskluzivisht vetëm për të ofruar informacione për qytetarët, ajo njëkohësisht do të shërbejë për promovimin e bizneseve dhe shërbimeve që ofrojnë kompanitë si dhe për promovimin e vendeve turistike të Kosovës”, thotë ideatori i kësaj platforme, Shkëlzen Dakaj.

Ai ka treguar se faqja online do të jetë në dispozicion të qytetarëve 100 % falas. Tani platforma është test online vetëm në versionin PC, ndërsa brenda pak ditësh do të lansohet edhe versioni mobil i cili do të mund të shkarkohet në telefona dhe ka një qasje shumë të lehtë të përdorimit edhe pse me një gamë të gjerë shërbimesh. Përveç navigacionit, platforma ofron edhe shërbime tjera si: Guiden Turistike e cila do të pasurohet me të gjitha pikat turistike anë e mbanë Kosovës ku do të prezantohem me fotografi dhe përshkrime të detajuara; Shërbim tjetër është Shit Blerja, e cila është falas dhe jep një mundësi më shumë duke identifikuar objektin ose pronën qe e keni në shitje në vendin ku ndodhet; dhe shërbimi tjetër është Vende Punë ku mund të publikohen të gjitha shpalljet dhe publikimet po ashtu falas.

“Ideja është që në një platformë të vetme të bashkohen të gjitha informacionet e institucioneve dhe bizneseve shqiptare, ndërsa qytetarët do t’i shfrytëzojnë këto të dhëna falas”, ka pohuar Dakaj.

Siç ka shpjeguar ai, platforma do të shërbejë edhe për turistët që vizitojnë trojet shqiptare, por edhe për investitorët e interesuar si dhe për komunikimin dhe lidhjen e bizneseve në mes vete, duke shfrytëzuar informacionet që ofrohen në këtë platformë onlinewww.adresari.net.

Për të qenë sa më e lehtë dhe më e shfrytëzueshme, platforma ofron mundësi që secili biznes apo institucion të krijoj profilin e vet dhe ta menaxhojë atë në mënyrën si don vet ai.

“Platforma ADRESARI.NET ju jep mundësinë që të hapni profilin e kompanisë tuaj dhe të promovoni punën, produktet dhe shërbimet që ju ofroni. Adresari është një mundësi më shumë për të rritur dhe promovuar kompaninë tuaj. Regjistrohu në platformën ku automatikisht kompania juaj identifikohet në navigacionin e google maps. Shkruani emrin e kompanisë, ueb sajtin, numrin e telefonit, adresën, qytetin, logon, veprimtarin e biznesit, reklamat dhe automatikisht e keni profilin e kompanisë të regjistruar. Me pas, adresari ju krijon mundësinë që të menaxhoni vetë profilin e kompanisë, të promovoni cilindo shërbim ose produkt që dëshironi dhe ta shpërndani atë tek qindra e mijëra persona të tjerë”, thotë Dakaj, duke shtuar se kjo është dritarja nga e cila ju mund të orientoheni për në secilin destinacion që kërkoni, të gjeni distancën sa larg jeni nga vendi që kërkoni si dhe rrugën më të afërt drejt tij si dhe informacione për linjat e udhëtimit që mund t’i shfrytëzoni si: tren, autobus, taksi apo edhe avionë nëse jeni duke udhëtuar drejt vendeve të tjera.
Këtu mund ta shkarkoni aplikacionin për pajisjet në android;

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.odalab.adresari

Brenda tri katër ditësh do të publikohet edhe aplikacioni për iOS.

Çka është Adresari.net?
Adresari është një platforme unike online ku mund të gjinden të gjitha adresat e institucioneve të Republikës së Kosovës, vendet turistike, kompanitë private si dhe të gjitha përfaqësive diplomatike dhe organizatave joqeveritare. Përmes kësaj platforme keni mundësi të lehtë dhe të shpejt të gjeni adresat e secilit institucion apo kompani.
Vendin ku ndodhet, numrat e telefonit, adresat elektronike dhe të gjitha informacionet tjera.

Adresari.net është dritarja nga ku mund të orientoheni për në secilin destinacion qe kërkoni. Do të gjeni distancën sa larg jeni nga vendi qe kërkoni si dhe rrugën më të afërt nga mund të shkoni si dhe informacionet për linjat qe mund t’i shfrytëzoni, tren, autobus, taksi apo edhe avionë nëse jeni duke udhëtuar prej vendeve tjera të botës.
Adresari.net do të jetë një faqe e specializuar ekskluzivisht vetëm për të ofruar informacione për qytetarët dhe njëkohësisht për promovimin e bizneseve dhe shërbimeve qe ofrojnë kompanitë dhe promovimin e vendeve turistike të Kosovës.

Image

Kjo është një platformë unike e cila është zhvilluar ekskluzivisht për të ofruar informacione për qytetarët dhe për të lehtësuar punën e tyre në gjetjen e informatave për: Institucione qendrore dhe lokale, institucione shëndetësore, institucione të sigurisë, institucione arsimore, ambasada, vende turistike, hotele dhe restorante, kompani të sigurimeve, banka, dyqane tregtare, fabrika, qëndera sportive dhe adresë e cila ofron shërbime për Ju.
Platforma adresari.net do shërben edhe për marketing të kompanive të cilat mund ta shfrytëzojnë duke hapur profilet e tyre dhe me pas konsumatorët njoftohen për produktet dhe shërbimet të cilat i ofrojnë.

KRIJO PROFILIN E KOMPANISË

Platforma ADRESARI.NET ju jep mundësin qe të hapni profilin e kompanisë Tuaj dhe të promovoni punë, produktet dhe shërbimet qe ofroni. Kjo është një mundësi më shumë për të rritur dhe promovuar kompaninë e Juaj. Regjistrohu në platformën ku automatikisht kompania Juaj identifikohet në navigacionin e googel maps. Shkruani emrin e Kompanisë, ueb sajtin, numrin e telefonit, adresën, qytetin, logon, veprimtarin e biznesit, reklamat dhe automatikisht e keni profilin e kompanisë të regjistruar. Me pas, Ju e keni mundësinë të menaxhoni vetë profilin e kompanisë, të promovoni cilindo shërbim ose produkt qe dëshironi dhe ta shpërndani atë tek qindra e mijëra persona të tjerë.

SHITBLERJE 

Platforma adresari.net ju ofron mundësin edhe të shitblerjes. Në formën me të thjeshtë të mundshme ju mund t’i nxirrni në shitje të gjitha ato gjera qe nuk ju duhen, ose mund të blini ato gjera qe ju duhen

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adresari-platforma-e-pare-shqiptare-ne-google-maps/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala