Administrata komunale e Skenderajt në grevë solidarizuese me Lushtakun

Përmes një komunikate për media Komuna e Skenderajt ka njoftuar se administrata do të hyjnë në grevë si solidarizim me kryetarin e tyre, Sami Lushtaku, i cili ka filluar grevën për shkak të mos ofrimit të shërbimeve mjekësore.
Kjo është komunikata e plotë e Komunës së Skenderajt:
Udhëheqja e punëtorëve të administratës komunale dhe Udhëheqja më e lartë e Komunës së Skemnderajt, kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar me rastin e hyrjes në grevë urie të Kryetarit Sami Lushtaku dhe kanë vendosur me sa vijon:
Nga dita e hënë 18 janar 2016 të gjithë punëtorët e Administratës komunale do të hyjnë në Grevë Solidarizuese me Lushtaku.Të gjithë punëtorët do të jenë në vendet e tyre të punës, por do të ndërpiten të gjitha shërbimet me qytetarë
Më këtë rast shprehet edhe shqetësimi për trajtimin e padrejtë dhe johuman të Kryetarit Sami Lushtaku. Kërkohet nga Presidentja e Kosovës, Avokati i popullit dhe institucionet e tjera relevante, që të reagojnë karshi shkeljes së rëndë të të drejtave elementare njerëzore ndaj Lushtaku.
Privimi nga e drejta për të marrë shërbime shëndetësore është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sa për dijeni të institucioneve dhe opinionit publik, shërbimi shëndetësor nuk u ndalohet as robërve të luftës.
Gjendja shëndetësore e Lushtaku është serioze dhe ndalimi i ofrimit të shërbimeve adekuate mjekësore përbën rrezik për jetën e tij, prandaj kërjomë nga institucionet relevante kompetente që të marrin masa urgjente në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, që është shqetësim jo vetëm i familjes Lushtaku por edhe i institucioneve lokale të Skenderajt dhe qyteatarëve të kësaj treve.
Gjithsesi ju kërkojmë falje qytetarëve që nuk do të mund t’ju ofrojmë shërbime administrative komunale, por situata e krijuar pas ndalimit të trajtimit shëndetësor të z. Lushtaku dhe hyrjes në grevë urie të tij, është shumë serioze dhe cenon shëndetin e tij. Sami Lushtaku është i zgjedhuri i qytetarëve të Skenderajt. Ai është dënuar padrejtësisht dhe përveç kësaj, ai po trajtohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe çnjerëzore