Administrata e Trumpit fshehurazi mori të dhëna nga telefonat e gazetarëve të NYT

Autori:Gazeta Fjala

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara u ka marrë të dhënat në mënyrë sekrete nga telefonat katër gazetarëve të gazetës “The New York Times” në vitin 2017, gjatë kohës së pushtetit të ish-presidentit Donald Trump.

Kjo është hera e tretë e zbulimit të dokumenteve rreth zbatimit të ligjit në javët e fundit, duke zbuluar taktika të përdorura nga administrata e ish-presidentit Trump si pjesë e përpjekjeve për t’i zbuluar burimet e gazetarëve.

Departamenti i Drejtësisë gjithashtu i tha gazetës se ka siguruar urdhër gjykate për t’i marrë të dhënat e gazetarëve, por jo përmbajtjen e e-mailave.

“Konfiskimi i të dhënave në telefonat e gazetarëve e minon thellësisht lirinë e shtypit. Është kërcënim për t’i heshtur burimet nga të cilat ne varemi për t’i ofruar publikut informata thelbësore rreth asaj se çfarë është duke bërë qeveria”, tha Dean Baquet, drejtor ekzekutiv i gazetës “The New York Times”.Reklamë

Presidenti amerikan, Joe Biden, më herët ka thënë se praktika e Departamentit të Drejtësisë që të marrë të dhëna nga telefonat e gazetarëve është “thjesht e gabuar”. Ai kishte thënë se nuk do të lejojë një gjë të tillë gjatë kohës sa është në pushtet.

Departamenti i Drejtësisë nuk tregoi se cili artikull i gazetës po hetohej, por gazeta spekuloi se agjencia federale ishte duke hulumtuar rreth një artikulli për rolin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në trajtimin e hetimeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/administrata-e-trumpit-fshehurazi-mori-te-dhena-nga-telefonat-e-gazetareve-te-nyt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala