“Adem Jashari” në garë për aeroportin më të mirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është nominuar për aeroportin më të mirë evropian.

Për ta fituar këtë çmim, ANP duhet të mbledhë më tepër vota se rivalët e futur në këtë kontest.

Një gjë e tillë mund të bëhet deri më 26 korrik, duke hapur një llogari me të dhëna personale në uebfaqen World Travel Awards.

Kjo uebfaqe zgjedh kompanitë dhe bizneset më të mira në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit.

Në kuadër të World Travel Awards ka çmime në disa kategori, ku ndarja është bërë në bazë të kontinenteve, transmeton Klan Kosova.

Ato janë si më poshtë:

Aeroprti më i mirë i klasit të biznesit

Aeroporti më i mirë i klasit ekonomik

Aeroporti më i mirë i klasit të parë

Linja ajrore më e mirë për kosto më të ulët

Kompania më e mirë e dhënies me qira të veturave e disa të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adem-jashari-ne-gare-per-aeroportin-me-te-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala