“Adem Jashari” merrë çmime, shton numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka marrë dy çmime  tjera këtë vit duke rritur numrin e çmimeve të fituara në pesë . Së bashku me këtë rritje të çmimeve në numër, aeroporti shënon edhe një rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve për 6 muajt e parë të këtij viti.

Të martën Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mori Çmimin HERMES Platinum Awards Winner për Biznes dhe Arsimin Teknik – propozimi i një vlere unike. Hermes ndau Çmimin Fitues Platinum për vitin 2015 të vlerësuar sipas meritave të kompanisë dhe ky çmim iu dha aeroportit për kontributin në projektin Limak ASI.

Fituesit tjerë të çmimit platinum përfshijnë kompanitë prestigjioze të tilla si Thomson Reuters, Deloitte, Hilton Worldwide, Fidelity Investments, etj.

“Një tjetër sukses i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve gjatë këtij viti. Vetëm 6 muajt e parë në prag të kohës kur sezoni i fluturimeve arrin pikën më të lartë, aeroporti ka një rritje rreth 10% të numrit të udhëtarëve duke zgjeruar linjat e veta për destinacione të reja dhe duke shënuar një rritje të numrit të fluturimeve për 5.5%”, thuhet në njoftimin e ANP.

Më herët, gjatë muajit të kaluar, ANP “Adem Jashari” fitoi tre çmime nga Green Apple Awards dhe CSR International Awards pas të cilave, në të njëjtën javë, erdhi një tjetër çmim nga e njëjta organizatë, CSR International Awards.

Ky është çmimi i pestë këtë vit, ndërsa ne jemi ende në konkurrencë për çmimin nga World Travel Awards 2015 i cili është në varësi të votave, dhe në konkurencë edhe për cmime tjera gjatë këtij viti.

STATISTIKAT E NUMRIT TË UDHËTARËVE JAN – QER
Viti 2014 614,372
Viti 2015 675,630 9, 97%
STATISTIKAT E ATM JAN – QER
Viti 2014 5,308
Viti 2015 5,595 5,5%

 

Foto 1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adem-jashari-merr-cmime-shton-numrin-e-udhetareve-dhe-fluturimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala