“Adem Jashari” me destinacione të reja për Suedi

Nga nesër “Adria Airëays” do të fillojë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për Malmo Suedi, duke zgjeruar hartën e destinacioneve për sezonën verore 2015.
Fluturimet direkte nga/për Malmo do të ofrohen me frekuencë një herë në javë (të Mërkureve), dhe do të vazhdojnë deri më 2 Shtator 2015.
Fluturimet do të realizohen me aeroplanë të tipit A319 me kapacitet prej 144 ulëseve.
Nisjet nga Prishtina për Malmo do të bëhen në ora 16:00 dhe nga Malmo në ora 19:25, çdo të Mërkure.